Rreth meje

GENTI BEJKO ka lindur më 01 / 02 / 1980 në qytetin dikur Artëdashës të FIERit, sigurisht që në Shqipëri.

Profesioni I tij është Regjisor por I pëlqen që kur I jepet mundësia të ushtrojë edhe atë të aktrimit , një pasion I pandarë nga regjia.

Si filloi…

Pas shumë përpjekjesh me grupet artistike të gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier (“Drejt një bote të lirë” spektakël,1996. “Infamia” performancë,) dhe shumë më pas pasi kuptoi që qëllimi I tij nuk ishte të vazhdonte Akademinë e Rendit, por atë të arteve, fiton të drejtën e studimit më 1998 , fiton të drejtën e studimit në AKADEMINË e ARTEVE, Tiranë, Dega Regjisurë. Të cilën e përfundon me sukses më 2002.

Nder punet e tij si regjisor …

Gjatë periudhës studentore jashtë kuadrit akademik disa nga punët janë “Rinfolk”,një koncert me motive folklorike (2000), dhe një serial përgjatë tre vjetësh ,”Rinfest” spektakël për nxjerrjen në pah të talenteve të reja , (2000 – 2001- 2002 ).

Ndërsa në kuadrin akademik dramatizon dhe inskenon një pjesë me një akt – “Tre urët” sëbashku me E.Papuciun më 1999. E cila do të pasohej nga – “Ëndrra e një nate vere” (ABC-ja e Uilliam Shekspir) me linjën e të dashuruarve 2000

Një sukses të vecantë që do ta conte përtej suksesit akademik ishte “Në pritje të Uliksit” (një pjesë e bazuar tek Euripidi, dramatizuar dhe vënë në skenë më, 2001) – një eksperiencë e bukur. Me këtë shfaqje Akademia e arteve përfaqësohet në Festivalin e Shkollave Dramatike “ART NËN TRI HARQE” në Tiranë si edhe shfaqja e saj në burgun e Vaqarit do ta benin kete shfaqje nje eksperiencete vecante si per regjine ashtu edhe per trupen e aktoreve.

“Herkuli” ishte një komedi e bazuar në Antikitet, e dramatizuar dhe inskenuar më 2002. Pas 13 vjetësh (që nga 1989) në Akademinë e Arteve vihej një punë e pavarur studentore. Një sukses I menjëhershëm.

Një komedi që risillet sërish më 2003 për përfaqësuar Shqipërinë edhe në Festivalin “BUTRINTI 2000”

“L’ecole delle pere” (Shkolla e baballarëve një pjesë nga Jean Anoi), më, 2001. Një eksperiencë më vehte me Studentët e Fakultetit të gjuhës Frënge,ëorkshop mbi boten e teatrit dhe menyren e punimit menje tekst dramatik.

Ndërsa në Tetor të 2003 fiton konkursin e shpallur nga Teatri Kombëtar për projektet e të rinjve me “ Togerin e Inishmorit” një komedi e zezë nga Martin mc Donagh. Duke thyer kështu edhe rekordin si regjisori me moshën më të re që ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Shqipetar… vetem 23 vjec.

Në qershor 2004, fiton Konkursin për Projektet e Reja shpallur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me projektin teatror “ Një Jetë në Teatër ”, një vepër e dramaturgut të mirnjohur amerikan David Mamet, midis 5 projektesh te tjera. Më tetor 2004, ky spektakël teatror shfaqet në sallën Black Box të Akademisë së Arteve, me vlerësimet më të mira nga kritika teatrore, si dhe për frymën e re dhe stilin e ri interpretativ . Aktori kryesor Alfred Trebicka në rolin e Robertit fiton cmimin Aktori më i Mirë.

Tashmë në prill 2005, sëbashku me një grup aktorësh ndërmerr një iniciativë private për të ndërtuar një spektakël teatror të bazuar mbi tragjedinë “Hamleti” , një variacon I lojës aktoreske nëpërmjet linjës së mjeshtrave të “Ëndrrës Së Një Nate Vere” të Uilliam Shekspir. Premiera e së cilës u shfaq në Teatrin Kombëtar në 1 dhe 2 Qershor, 2005.

Dhe në 15 Korrik 2006 zhvilloi një turne nërpër qytetet kryesore të Shqipërisë për t’u finalizuar në Tiranë në Akademinë e Arteve. Cikli i kësaj shfaqe nuk është mbyllur akoma për t’u rikthyer përëri në Janar 2007.

Ndersa si asistent/ regjisor :

“Ëndrra e një nate vere” nga Uilliam Shakespear, me regji të Altin Bashës, më, 2001, ishte eksperienca e parë si asistent.

Ndërsa tek “Dashuri në furgon “të krijuar dhe inskenuar nga Altin Basha & Gazmend Gjoka, më 2002, provon regjinë teknike.

Ndërkohë që në Film një eksperiencë tepër e madhe ishte në produksionin kinematografik italo-shqiptar ” Letrat e Erës” me skenar & regji të Edmond Budinës më 2001, në të cilën punon edhe si As\Casting.

Persa i perket kapitullit tetij si aktor…

E shohim për herë të parë jashtë kuadrit akademik tek “Kësulkuqja” një komedi nga M. Kutali, më 1999, me të cilën marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Shkollave Dramatike, në Selanik, Dhjetor 1999.

E më pas Abelin tek ” Year 2 Kulos(Y2K)” komedi nga Giobbe Covatta me regji të R. Zallës,G.Hazizit & G.Izetit. më 1999

Brenda kuadrit akademik interpreton Kozmain “Tre urët” komedi nga G.Bejko & E.Papuciu 1999.

Zenelin, tek “Pas Vdekjes” komedi nga A.Z.Cajupi 1999. Për t’u pasuar nga Jebe (“The pray” dramë nga Fernando Arrabal 2000). Lomov (“Propozimi” komedi nga A.P. Cehov 2000) Kremilin (“Plutus”, komedi nga Aristofani, 2000)

Ajaksi tek (” Në Pritje të Uliksit” komedi) 2001. Fyellin (“Ëndrra e një nate vere” nga Uilliam Shekspir) 2001.

Paratov (“Vajza Pa Prikë” drama nga E.Ostrovskij) 2001.

Sirano “Sirano De Berzherak” Komedi heroike nga E. Rostand 2002.

Dhe Doktor Astrov “Xhaxha Vanja” dramë nga A.P.Cehov 2002.e cilaeshte edhe njenga dramat etij me te preferuara.

Ndërsa eksperienca të tjera janë në Radio ,Alketi “Rruga me Pisha” një radionovelë, prodhim i BBC & Radio Tiranës , 2000-01

Përsa i përket eksperiencës në kinema , interpreton Benin tek ” Natë pa Hënë” me skenar & regji të Artan Minarollit. Prodhim Franko-Shqipëtar.

Thanasin tek “Letër nga Moreja” një film nga Ylli Pepo, Prodhim I Televizionit shtetëror të Shkupit.

Dhe Rikun ne telefilmin “Semafor” meregji te Edmond Topit & Besnik Bishes.

Por nuk ka munguar dhe pjesemarrja e tij në festivale dhe trainime e ballafaqime të ndryshme ndër të cilat: Drama School Fest”99 në Selanik, Greqi

ArteNativa 1999 Tiranë, Shqipëri, Art nën tre harqe 2001, Tiranë, Shqipëri, Butrinti 2000, (edicioni I parë) Butrint, Shqipëri, Fest des Junes a Pau, 2000 Po, Francë, MoveGrooveMix 2002 Topusko, Kroaci, Pjesmarrës gjithashtu në shumë trainime për aktrimin dhe regjinë mefigura te njohura te teatrit the filmit europian etj.

Antar i Open Society Project-Europian Cultural Foundation

Dhe Quebec Drama Federation.

Themelues i Kompanise teatrore AnimAproduksion.

Përsa i përket eksperiencave në fushën mediatike, ka punuar në TV Klan si regjisor ne departamentin e Informacionit. E me pas si aktor në Spektaklin televiziv “ Portokalli”, një Produksion I Top Channel Television. Bashkëkrijues i treshes simpatike “SHBLSH”. Nje treshe me nje frymë tepër te vecantë në mënyrën e përcjelljes së humorit nëpërmjet situatës, groteskut, miteve historike dhe fenomeneve sociale. Gjithmon të ndryshëm por janë po te njejtet. Tashmë me një imazh të ti, atë të “Vëllezërve Grim” e cila është një dyshe që përcjell një humor fin nëpërmjet batutës së mencur dhe muzikës.

Pasioni I tij per pikturen nuk ngelet pas.nje dhunti e cila e ka zanafillen ne femijerine e tij. Pervec pictures nuk fshihet dhe terheqja karshi kameres dhe eksplorimit te imazhit viziv.

Me pak fjalë kjo është veprimtaria e deritanishme e regjisorit të ri dhe me perspektivë, Genti Bejko.