Komedi apo eksperimental?!? – Po, po, tani do flas!

Nga Gent Bejko

Para disa kohësh një skandal tronditi mediat dhe opininin publik, ministri I asokohe I kulturës kapej nga një kamera e fshehtë tek tentonte të zbërthente mbërtheckat e një vajze… të gjitha mediat u përqëndruan në epshin e ministrit por askush nuk I mëshoi sa duhet faktit që ministri në atë kohë pranonte ekzistencën e një institucioni privat të tijin dhe lëvizjet që ai privatisht bënte në konflikt interesi me postin që mbante. Askush! Të gjithë u morën me mbërthencat e vajzës që nuk I hapte dot ‘hallexhiu’.

Pas mbi 5 vjetësh, një fenomen homolog ndodh. Debati mbi emrin e Tetatrit Aktual Kombëtar të Komedisë. Ndërrimi I një emri që mendohet të krijojë më tepër hapësirë mbi të rinjte tetatrin eksperimental dhe një emër që nuk diti të heshtte me punën e tij, Kujtim Spahivogli. Një emër që sot zgjon hijet e pseudodisidentëve që janë mësuar të qurraviten bordeve dhe duke shitur ide ‘Progresive”. Pseudodisidentë të cilët si hienat sot shesin martirizimin e tyre mediokër në atë system të kaluar, mbi emra të ndritur si ai I Spahivoglit. Ca pseudodisidentë që pot ë hapeshin dosjet ndoshta do të ishin ekzekutorët de fakto të Spahivoglit. Sepse emrit të tij I druhen. Shumë e thjeshtë. Dhe si historia e ministrit askush nuk I shkon në thelbin e vërtetë cështjes. A është problem emri apo fakti që ky teatër që përgjatë ndërrimit të qeverive filloi të funksionojë ashtu sic duhet të funksiononte që në gjenezën e tij?!? Të zgjohej që kur lindi dhe të mbushte sallat sic I mbushi përgjatë dhe mbas zgjedhjeve dhe të mos kuiste se kishte mungesë fondesh? Mungesë fondesh e cila nuk e pengoi të mbushte sallat përgjatë dhe pas zgjedhjeve? Këtu mos kemi të bëjmë thjesht me një individ që ka vite që është strumbullar mashtirmesh mediatike nën aureolën e inteligjentit? Një tartuf në formë Mister Prasi që do të ishte I denjë për :”një ëndërr për një karrike?!?!”

Teatri Kombëtar I Komedisë u krijua nga ishkryeministri Sali Berisha për të ringjallur skenën e ish-estradës. Ky fakt shumë shpejt u la në harresë. Përse?!?!? Kush e ndan nëse Estrada apo teatri I komedisë ndryshonkërka kaq shumë? A nuk është thelb humori dhe komedia. Specifikat që krijuan ata që shesin formula akademike duke harruar që arti nuk ka formula si në matematikë?!? Kush I trembet kaq shumë humorit përvec atij që do të mbajë karriken dhe me fytyrën e tij të zymtë e asimetrike drejton ‘komedinë’ shqiptare?!? Kam përshtypjen që si zakonisht frerët e revolucioneve institucionale teatrore në vendon ton ende ua lëmë në dorë Zhozef Fusheve që vërtiten në fushën tonë.

Nuk di që ndryshimi I emrit të pengojë komedinë të luhet në të njëjtat skena. Nuk di të mos vihen më komedi në Tetarin Kombëtar sepse vihen vetëm tek ai I komedisë.

A ka takat qeveria të krijojë edhe hapësira të tjera në kryeqytet?

Një artdashës më shkruante, përse nuk shfrytëzohet edhe Hotel Dajti apo Piramida, gërmadha tashmë në qendër të Kryeqytetit?!? Po hë de përse. Komedisë ndërrojini drejtuesit njëherë se emri është kollaj. Dhe ndërkohë krijoni hapësira të tjera sepse ndërkohë në kryeqytet edhe nëpër klube po bëhet komedi.

Institucione që marrin përshembull teotro me emër komedie por kur vete pun ate ftesat që duhet tu drjetojnë regjisorëve me emër, ngelen vetëm tek të huajt apo ata përtej kufijëve. Apo kompromiset nën rrogoz nuk e lejojnë këtë lloj tradite që e fshijnë kur I marrin për shembull?!?

Kjo që pas kaq kohë heshtje e shpreh hapur dhe me shqetësim pasi shoh emra të mirnjohur që bien viktima peticionesh pseudoliridashës, dhe tregëtohen si të tillë me emër, mbiemër, e numër telefoni të publikuar nga Tartufi I regjisorëve, vendosa të flas. Po, po tani do të flas dhe jo për t’I hyrë në zemër qeverisë aktuale apo për të përulur atë të paraardhëse sepse për mua të dyja nuk e kapën ku fle lepuri. Le të zemërohet edhe ai që firmosi emërimin e tartufit sepse aq më bën. Për mua hajduutët ngelen hajdutë sado të mbrojtur të jenë dhe nuk kam frikë askënd. Shumë prej kolëgëve të mi sot heshtin edhe pse kanë lënë zarfat me lekë sic thonë mbi tavolinën e Tartufit.

Kjo gafë e madhe për cështje emri po ndihmon Tartufin të fshijë gjurmët me bishtin e tij prej dhelpre.

Dikush nga padituria mund ta quajë mllef por nuk kam mllefe. Nuk kam aplikuar kurrë në TKK dhe rrjedhimisht nuk më është refuzuar ndonjëherë ndonjë project, por nuk kam dashur sepse refuzoj të punoj me dhelpërakë të tillë jo-burra që edhe ftesat televizive I refuzojnë nga frika se mund të jenë në një panel me mua. Shumë mirë bëjnë. Sepse të zotë janë në hile e llafe e jo në punën reale.

Një gafë ende dhe më e madhe kam frikë se pritet të ndodhë me këtë teatër. Që përgjatë e pas zgjedhjeve filloi të funksionojë dhe pa ish-estradën: pasardhësi I Tartufit uroj që të mos jetë vërtet pasardhësi I tij.

Esperimental apo komedi?!? Përpara se të vendosni mbi një emër, mbyllni në kopshtin zoologjik hienat që mundohen të përcajnë komunitetin tonë në emër të lirisë së artit por në thelb me frikën se do të humbasin karriken. Sepse është në nderin dhe traditën e tyre. E kanë bërë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë.

Mund të jem thjesht një ish- aktor portokallie ( krenar sepse më kanë njohur dhe duartrokitur edhe ata që jetojnë jashtë kufijëve) kështu më quajnë këta që po shkrijnë talentin e tyre sot, disa prej të cilëve hynë nga dera dhe dolën nga dritarja në Portokalli (!)  madje tani që e mendoj po patët këllqe kapuni me autorët e Portokallisë dhe jo me mua në këtë drejtim. Quamëni actor Portokallie e kam për nder, edhe pse si regjisor kam mbi 12 vjet që prodhoj. Mund të jem thjesht një humorist që bën për të qeshur dhe nuk thotë asgjë, edhe pse e thënë nga ata që luajnë teatër një herë në vit tingëllon compliment, mund të jem një që shet mend kot, edhe pse nuk kam nevojë të flas për vete sepse më flet puna përgjatë këtyre viteve madje mund të më quani sit ë doni sepse di të përballem me cilndo prej jush, edhe me ty pseudobordist që sot të tremb emri I Kujtimit, edhe me ty Zoti Tartuf që dikur vidhje shpërblimet e përkthimeve dhe I shisje në emrin tënd për një honorar sic më pas shite ata që nuk të firmosën më honoraret. Mund të përballem me të gjithë ju. Tani po që do të flas dhe nuk I druhem kumbarëve tuaj sado politikenër të fortë që të jenë sepse nuk kam asnjë kryq mbi vete por edhe të hesht nuk mundem më. Jo se nuk di të flas por desha t’u dëgjoj të gjithëve ju që shisni moral e parime tek shuani rakinë me qofte ndërsa ata që heshtin…. Punojnë për passion e jo karrike.

Më vjen turp që jam artist kur shoh hiena si ju. Madje e dini cfarë? Nuk jam artist fare tek ju shoh, jam thjesht një individ që do të bëj teatër e punë artistike pavarsisht skenave apo grupimeve që ju zotëroni sepse më mirë të punojë I pavarur sesa t’ju shoh sesi luftoni për një karrike nën farsën e një emri. Nuk shoh një Teatër komedie por një Komedi tragjike që luan tavolinave tuaja.

Nese dikush nuk kupton apo e quan mllef, atherë kuptoni këtë: If  you don’t ride, you don’ understand. 😉